Fundjava e parafundit e qershorit, vjen me temperature të larta, tepër të nxehta, por normale për këtë periudhë.

Vlera mesatare e temperaturës maksimale kap shifrën 38 gradë duke u shoqëruar me një mot të kthejllët thuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. POR dita e diel do te ketë shtim të vranesirave gjatë mbremjes duke sjell shira të dobët në zonat veriore.

Temperaturat në orët e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje prej 3-4 gradë (duke kaluar vlerën 40 gradë) ndërsa ato të mesditës do të jenë në pothuajse të njejta vlera me ato të ditës së shtunë.

Ndonëse,java 24-30 qershor sjell renie te lehte te tyre, rekomandohet të shmangni daljet në orët e pikut të vapës, të qëndroni të hidratuar e në vende të freskëta.