Bardh Spahia mbërrin në Gjykatën e Shkodrës, ngre dy gishtat lart

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës ish-deputeti Bardh Spahia, ndërsa është pritur nga qindra qytetarë, dhe ka ngritur dy gishtat të lartë. Atij pritet që të njihet sot me masën e sigurisë.

Gjyqtari që do të japë vendimin për Spahian është Tonin Sterkaj, i cili ka vendosur që në seancë të mos jenë të pranishëm as familjarët dhe as media. Në mbështetje të tij janë para gjykatës dhe ish-deputetër Grida Duma, Ervin Salianji, apo kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi.

Mësohet se transferimi i tij drejt Shkodrës është bërë mbrëmjen e djeshme, në fshehtësi, për të shmangur çdo përplasje të mundshme mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë së shtetit.

Spahia u arrestua nga policia mbrëmjen e së enjtes, me pretendimin se kishte qenë organizator i protestës pranë një prej KZAZ-ve në Shkodër, të cilës iu vu flaka nga ana e qytetarëve.

Nga ana tjetër PD e ka cilësuar një arrestim politik veprimin e policisë, dhe ka kërkuar nga policia lirimin e menjëhershëm të tij.

Basha u shpreh mbrëmë se një nga kushtet për dialog me PS-në përveç largimit të Ramës është dhe lirimi i të burgosurve politik, me në krye Spahinë, si dhe vënia përpara drejtësisë e blerësve të votave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...