‘ARREST SHTËPIE’ PËR SPAHINË/ NOKA: PROVOKIM! RAMA TA HARROJË 30 QERSHORIN

Në përfundim të seancës gjyqësore, ku ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u la në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se ky është një provokim i kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Noka tha ky vendim, të cilin ai e ka quajtur “politik”, nuk do të stepë PD-në dhe opozitën, e ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

“Ky gjyq nuk e step PD-në dhe opozitën në betejën e saj për mbrotjen e Kushtetutës. Ky provokim duke arrestuar ish-deputetin, duke lënë në burg dy policë Bashkiak, që ishin në krye të detyrën për të mbrojtur dekretin e Presidentit.

Data 30 nuk është datë zgjedhjesh, në Shqipëri nuk do jetë ditë zgjedhjesh. Do jetë vetëm kur presidenti do dekretojë datën e re, Rama ta harrojë 30 qershorin”, tha Noka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...