Vendet ku duhet të udhëtoni sipas shenjës së horoskopit

Nëse jeni si ne, atëherë në fillimin e çdo viti të ri mendoni për këto dy gjëra: Horoskopin për 12 muajt e ardhshëm dhe të ëndërroni për pushimet e ardhshme. Para se të planifikoni se ku do të pushoni, lexoni vendin që ju sugjerohet sipas shenjës së horoskopit:
Dashi Bali, Indonezi

Dashi është tepër ambicioz, i patrembur dhe me vetëbesim. Kjo do të thotë që mund të shkoni kudo në botë. Dhe këtë vit keni diçka që do t’ju detyrojë t’i merrni gjërat ngadalë dhe të shijoni çdo moment. Këtë vit, drejt e në Bali. Ky ishull indonezian ju jep mundësinë të eksploroni vendet antike dhe tempujt hindu. Ka shumë dyqane, lokale dhe restorante që mund të vizitoni. Por mbi të gjitha mund të relaksoheni në plazhet e mrekullueshme.

Demi Paris, Francë

Demët janë planifikues të përpiktë. Ata mendohen gjatë për të marrë vendime. Një udhëtim i ëndrrave për Demin mund të përfshijë një itinerar të detajuar në një vend jo-kaotik, ku e ndien se ka nën kontroll gjithçka. Këtë vit, bëni një udhëtim në Paris. Sigurisht, kjo tingëllon diçka e zakonshme, por mendojeni kështu: Ju ende mund të planifikoni atë që dëshironi të shihni.

Binjakët Kudo në Irlandë

Kudo janë komunikues të aftë dhe duan të informohen. Ne sugjerojmë të ndërmerrni një udhëtimi që ju lejon të thithni sa më shumë informacion që të jetë e mundur. Këtë vit, bëni një udhëtim kudo në Irlandë. Për të pasur një bashkëveprim maksimal me vendasit, vizitoni tre vendet që e bëjnë atë të renditet në listën e qyteteve më miqësore në botë: Cork, Galway dhe Dublin. Kaloni kohë në klubet e natës, duke vizituar arkitekturën apo duke dëgjuar muzikë popullore irlandeze. Mbi të gjitha: relaksohuni!

Gaforrja Krabi, Tajlandë

Gaforret duan të jenë në një vend komod. Kjo është arsyeja pse shtëpitë e tyre janë të mbushura me qirinj, duke e bërë vendin më të përsosur për t’u qetësuar. Kjo bën që Gaforret të mos e lënë zonën e rehatisë. Ato e duan ujin. Kjo është arsyeja pse këtë vit, është koha për të ndërmarrë një udhëtim në Krabi, Tajlandë. Këtu do të gjeni shumë plazhe, ku mund të merreni me aktivitete të ndryshme.

Luani Cartagena, Kolumbi

Luanët kanë shpirtin e festës. Ata duan të argëtojnë dhe të argëtohen dhe nuk e kanë aspak problem të bëjnë miq të rinj. Ju e doni aventurën, kështu që këtë vit, drejtohuni te një qytet aq i gjallë sa ju: Cartagena, Kolumbi. Cartagena është një qytet i këndshëm në bregdetin e Karaibeve, ku mund të bëni shumë më tepër se të merrni rreze dielli në plazh. Zhyteni veten në historinë, artin dhe në teatër.

Virgjëresha Machu Picchu, Peru

Njerëzit e pëlqejnë shumë Virgjëreshën kur flet. Janë të qartë dhe të saktë. Ata janë gjithashtu tepër të organizuar. Si një shenjë tokësore, Machu Picchu është vendi i përsosur për të vizituar këtë vit. E vendosur në malet e Andeve, Machu Picchu u ndërtua në shekullin e 15-të dhe përbëhet nga shumë vende interesante, si Porta e Diellit, Tempulli i Diellit, varri mbretëror dhe ujëvara.

Peshorja Colmar, Francë

Peshorja pëlqen ta rrethojë veten me gjëra të bukura, veçanërisht duan të zbulojnë ushqime të reja dhe të lexojnë librat e fundit. Kështu, Colmar është një qytet i këndshëm, sikur ka dalë nga ndonjë libër. Shëtitni nëpër rrugët me kalldrëm dhe vizitoni ndërtesat e hershme të Rilindjes.

Akrepi Santorini, Greqi

Akrepët janë intensivë. Ata janë të pasionuar dhe të zjarrtë. Pra, Akrepët zakonisht janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të mbushur me adrenalinë. Këtë vit, bëni një udhëtim në Santorini. Këtu mund ta mbyllni telefonin dhe të shijoni ujërat e kristalta, të shkoni në shkëmbinjtë në Amoudi Bay, të ngjitni një vullkan aktiv dhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Shigjetari Ishulli i Pashkëve, Polinezia

Njerëzit e kësaj shenje kanë nevojë për të ndërmarrë një sfidë, të mësojnë gjuhë të reja dhe të udhëtojnë sa më larg që është e mundur. Prandaj këtë vit ju sugjerojmë të shkojmë në ishullin e Pashkëve, një ishull i largët vullkanik në Polinezi.

Bricjapi Venecia, Itali

Bricjapët janë udhëtarë të durueshëm dhe të shkathët, por e dinë sesi të argëtohen. Për sa i përket asaj që kërkojnë, Bricjapët pëlqejnë udhëtimet luksoze. Dhe pikërisht këtë vit synoni Venecian. Ky vend është i bukur dhe historik, edhe aq elegant.

Ujori Siem Reap, Kamboxhia

Sa i përket udhëtimit, Ujorët dëshirojnë destinacionet shpirtërore dhe që u japin njohuri. Këtë vit, nisuni për në Siem Reap, në Kamboxhia dhe menjëherë shikoni në Angkor Wat, një nga monumentet më të mëdha fetare në botë. Tempuj të tjerë që ia vlejnë të vizitoni janë, Beng Mealea, Koh Ker dhe Banteay Srey, një manastir ku mund të dëgjoni murgjit duke kënduar.

Peshqit Mondsee, Austri

Peshqit janë artistikë, tepër miqësore dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Këtë vit, përqafoni elementin e ujit dhe bëni një fluturim në një nga vendet më të qetë në botë: Mondsee, Austri. Ky qytet do t’ju lërë pa fjalë, me ujin e kristaltë dhe malet e mbuluara me dëborë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...