“Protestat e Partisë Demokratike prodhojnë imazhe skandaloze për Shqipërinë”. Ky është qëndrimi i Ramës për protestat, teksa shtoi se këto protesta nuk janë të popullit, por të një elitë politike e udhëhequr nga një “plak i marrë” dhe një kryetar që po shkatërron karrierën e tij politike.

Gjonmarkaj i përmend Ramës “jetën e përtejme” dhe profesionin e rrobaqepësit, teksa mori këtë përgjigje: “Unë bëj gabime dhe kam bërë. Nuk bëj kurrë gabime të qëllimshme, por prirem të bëj një gjë të drejtë dhe kurrë nuk u bëj keq të tjerëve. Nuk ndjehem si njeri që jam punësuar si kryeministër. Nuk jam këtu për karrierë politike, por për një mision”.

Rama i kthehet edhe Gërdecit, duke shigjetuar Berishën teksa tha se bën biznes me djalin dhe nuk njeh baxhanakun, duke e cilësuar këtë një “gabim me dashje”.