Kryeministri Rama ka reaguar nga Berati në lidhje me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.

Rama u shpreh se e priste një vendim të tillë. Ai e vlerëson si një plan të bërë me kohë.

“Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë, as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të Presidentit”, u shpreh Edi Rama.