Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT: Dielli kalon në shenjën tuaj, por ndonjëherë shoqërohet edhe nga Mërkuri, si në datën 4 për shembull. Venusi nis një kalim shumë interesant në datën 9. Këtë muaj më shumë keni vepra sesa fjalë. Nëse keni pasur probleme, deri në fund të majit i keni zgjidhur të gjitha. Do t’ju ofrohen disa marrëveshje me kushte që nuk doni t’i pranoni. Ju kërkoj vetëm të mos investoni në aktivitete që nuk i njihni aspak. Megjithatë, qershori mbetet një muaj pozitiv, përpos problemeve burokratike. Do të përballeni me diskutime të forta në datat 21 dhe 30. Të rinjtë do të pranojnë punë me pagë minimale, por në sektorin e tyre duke shtrënguar dhëmbët.

Fusha e ndjenjave është interesante dhe do të jetë preludi i një vere të mbushur plot dashuri. Një stinë shumë intriguese dhe jo vetëm se Venusi është në shenjën tuaj, por sepse pasioni është shtuar shumë. Bëni kujdes nga tradhtitë apo nga marrëdhëniet e rrezikshme. Ndonjëherë Binjakët bien pre e provokimeve emotive, por ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe të tilla. Çiftet që kanë pasur probleme tre muajt e fundit, do të afrohen sërish. Në datën 27 do të jeni më i përqendruar dhe do të mendoni edhe për pushimet. Marrëdhëniet e kësaj periudhe janë intriguese, por nuk do të zgjasin shumë. Qershori do t’ju sjellë shumë energji. Jupiteri vazhdon t’ju kundërshtojë, ndaj bëni kujdes me ushqimin. Nxitimi i madh nuk bën për ju. Të dielat e qershorit do të jenë të mbushura me nervozizëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...