Janë të rralla gjyshet e Instagramit me profilet e tyre interesante, por ato që kanë nisur ta kuptojnë se si funksionon jeta viftuale, kanë nisur ta pëlqejnë këtë stil jete, ndaj edhe po bëhen gjithmonë e më shumë. Gjyshja e Bes Kallakut ishte ndër të parat me profil të sajin në Instagram dhe pas saj, edhe ajo e Dojnës është bërë e famshme. Në fillim, nuk e kuptonte se si funksiononte rrjeti, por kur njerëzit nisën ta përshëndetin në rrugë, filloi t’ia ndiejë lezetin, kështu që i kërkon ndihmë mbesës herë pas here.

Dojna ishte e ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, por kur mësoi ftesën, vendosi t’ia tregonte gjyshes dhe reagimin e saj ta regjistronte.

Pasi Rudina e kishte parë videon, u emocionua, kështu që vendosi ta ndajë me publikun mesazhin e gjyshes së Dojnës.

Siç tha Rudina, mesazhi i saj i kishte pëlqyer shumë: “Ka folur aq bukur gjyshja e Dojnës, sa edhe unë u emocionova edhe doja që ta sillja, ta shikonim së bashku se si përgjigjet ajo kur Dojna i thotë që do të shkojë te “Rudina””

Pasi Dojna i rrëfen se është e ftuar te Rudina, asaj i bëhet qejfi shumë dhe menjëherë nis të japë vlerësimin e saj për moderatoren e njohur të Tv Klanit: “Më pëlqen shumë, më ka pëlqyer gjithmonë. Rudina është vetvetja dhe nga mënyra se si flet, flet pa u sforcuar, është shumë natyrale”, – thotë gjyshja e famshme duke shtuar se Rudina i pëlqen edhe fizikisht: “Vishet bukur…”

Ndërsa për ftesën e mbesës, ajo tha: “Jam shumë e kënaqur që të ka ftuar, madje e kam kaluar nëpër mend, thashë po kjo Rudina mori gjithë këta njerëz, po atë Dojnën time kur do ta thërrasë?”