Moderatorja Arbana Osmani, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pas divorcit të bujshëm me bashkëshortin Ardit Kero, duket se e ka lënë pas shpine ndarjen pas 17 vitesh romancë.

E përfolur prej muajsh për një lidhje me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur” Eduard Grishaj, ky i fundit mesa duket ka shërbyer si një ilaç për shpirtin e Arbanës.

Teksa çifti i ri dyshohet se po kalon pas përfundimit të sezonit “Dua të të bëj të lumtur” disa ditë pushimi në Greqi, Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet tejet e lumtur.

“Një buzëqeshje e mirë shëron shumë dhimbje”-ka shkruar Arbana krahas fotos, e cila na bën të mendojmë se pas të qeshurës së saj fshihet pikërisht Grishaj.