Ronela Hajati dhe Young Zerka po komentohen prej kohësh për një romancë, ndonëse shpesh herë të dy artistët kanë lënë të nënkuptohet e kundërta.

E teksa është aluduar së fundmi për një ndarje, Ronela u ka treguar ndjekësve të saj në “Instagram” se e mbështet Young Zerkën me projektet e tij.

“Super!”-kështu e ka vlerësuar këngën më të fundit të tij në “Insta Story”, duke mos ngurruar edhe ta etiketojë.

Nëse realisht ka patur një lidhje dhe ndarje midis tyre, me ç’kuptohet, nuk është shoqëruar me konflikte nga pas.