Një ditë pas përgjimeve, Rama: Ata rrugëve, ne do ecim para

Një ditë pas përgjimeve të publikuara nga “Bild” që tronditën mbarë opinionin publik, ku kreu i një bande, Astrit Avdylaj fliste me zyrtarë të PS në Durrës e Shijak jo vetëm për blerjen e votave por edhe për caktimin e deputetit, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në një takim në Cerrik.

Rama nuk bëri koment për përgjimet, por akuzoi opozitën, se “ka braktisur zgjedhjet nga frika e reformës në drejtësi”.

“Ata do vazhdojnë të mbeten rrugëve, ndërsa ne do ecim përpara”, tha Rama.

Fjala e Ramës në Cërrik:

Demokratët me mend në kokë e kanë kuptuar se ata kanë frikë nga zgjedhjet. Ata kanë frikë të dalin para popullit të thonë se çfarë kanë bërë dhe çfarë do bëjnë. Sepse për fat të mirë shqiptarët e dinë se ata s’bëjnë punë. Kërcënojnë përditë popullin se nuk do e lënë të votojnë. Ata nuk kanë ide nuk dinë të logjikojnë dhe kujtojnë se do na imponojnë logjiken e kapsollave dhe molotovit. Ata janë të lirë dhe në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre, pra të vrasin veten politikisht.

Ata s’vendosin dot asgjë per ne dhe për Shqipërinë. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor. Imagjinoni sikur ne të pranonim imponimin e logjikës së dhunës e të thoshim ok po i shtyjmë zgjedhjet, por kjo do të thotë ti hapësh rrugë politikës destruktive. Që çdo parti që s’do zgjedhjet dhe qeverinë dhe s’ka durim të presë zgjedhjet të marrë peng qeverinë.

Ne kemi gabimet tona, të metat tona, ne kemi shumë gjëra për të bërë për të korrigjuar. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm në imagjinatë por më të mirë se ne nuk ka.Ata s’kanë asgjë për ti ofruar vendit, veç dhunës, shantazhit e kërcënimit. Ata janë të trembur nga reforma në drejtësi. Ata bërtasin dhe ulërinjtë por mos e harroni se kanë frikë ndaj kanë hyrë në rrugë qorre, pa logjike.

Janë kthyer njësoj si Beni ecën vetë, tek rruga në pyll natën që këndon që të dëgjojë zërin e vet që të mos ketë frikë nga errësira. Kanë hyrë në panik. Ne kemi respekt për popullin dhe do ecim përpara në rrugën e demokracisë. Ata do mbeten rrugëve sepse në rrugë meritojnë të mbeten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...