Humbja e peshës është një betejë që shumë prej nesh përballen. Shumë njerëz provojnë trendet më të fundit të dietës ose rutinës së ushqimit,por çelësi është të kuptoni si ndikon trupi juaj. Një kontribuues i madh në shtimin e peshës është konsumimi i kalorive të tepërta. Sipas WebMD, kuptimi i kalorive të mira dhe të këqija do t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë.

Këtu janë 4 ushqime që duhet të shmangni:

Ushqime të skuqura: Ushqimet e skuqura janë një vrasës për tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Ndonjëherë njerëzit supozojnë se ushqimet që janë të shëndetshme do mbeten të tilla dhe pas gatimit por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duhet ti gatuani dhe ti skuqni pasi humbasin vetitë.

4. Lëngjet: Shumica e lëngjeve përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit. Në vend që të blini lëng, duhet ta shtrydhni vetë.

5. Kokoshkat në mikrovalë: Kokoshkat mund të jenë një opsion i shëndetshëm. Megjithatë, sipas një artikulli të botuar në MSN, kimikatet në mikrovalë mund të shkaktojnë probleme të tiroides. Për mos të përmendur sasi të mëdha të kripës dhe gjalpit.

6. Salcat në sallatë: Për shkak se zarzavate janë me kalori dhe të shëndetshme, shumë njerëz supozojnë se mund të dyfishohen në momentin që përdorim salca të ndryshme për to, pasi përmbajnë sasi të mëdha sheqeri. Një alternativë më e mirë është që të bëhet një salcë me bazë açeto ose uthull.