Gati për muajin qershor, ja ç’furtunë pritet të shkaktojë Hëna e Re tani që kaloi tek Binjakët

Dashi: Jeni një nga shenjat më kokëforta dhe këmbëngulëse në të gjithë horoskopin, mirëpo ndonjëherë duhet të mësoni të tërhiqeni dhe të respektoni kufijtë e personit që keni përballë. Hëna e re ju këshillon pikërisht këtë gjë, të tërhiqeni provizorisht dhe të mos i impononi askujt zgjedhjet tuaja.

Demi: Në ndryshim nga Dashi, Hëna e re u këshillon të lindurve në shenjën e Demit të gjallërohen paksa pasi duket se nuk po zgjohen dot nga gjumi letargjik. Ky është momenti i duhur për të ngritur zërin, për të reaguar dhe për të mbrojtur idetë tuaja, më shumë se kurrë më parë.

Binjakët: Binjakët janë shenja më me fat për gjysmën e parë të qershorit, pasi përveç Hënës së re mund të mbështeten edhe tek energjia kozmike e Mërkurit. Më në fund do të gjeni forcën brenda vetes të përballeni me disa fantazma të së shkuarës. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të krijoni një të ardhme më të sigurt për vete, dhe njerëzit e dashur. Mos u frikësoni, do të kaloni me sukses çdo pengesë.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres kanë gjithashtu nevojë të përballen me disa njerëz nga e shkuara. Mos humbni më kohë, por qartësoni të gjitha dyshimet që keni mbledhur ndër vite. Ky është momenti i duhur për të bërë paqe me veten dhe për t’u çliruar nga pesha e fajit.

Luani: Keni kohë që jeni kapur fort pas shpresës në çdo hap që hidhni, megjithatë a ia vlen vërtetë kjo pritje e gjatë? Zgjohuni nga ëndrra ku jeni strukur prej kohësh dhe përballuni me realitetin. Vetëm kështu dotë kuptoni ç’duhet të bëni. Mjaft e gënjyet veten, pranojini si humbjet dhe fitoret.

Virgjëresha: Virgjëresha është një nga shenjat më fatlume gjatë qershorit, por edhe në vijim pasi do të shënojë vetëm sukses deri në dyjavëshin e parë të gushtit. Ky është momenti i volitshëm për të guxuar më shumë në prizmin profesional, për të ndërmarrë një risk të ri dhe sfiduar veten. Hëna e re ju këshillon të mos stepeni, por të ndiqni instiktin deri në fund.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...