jë ditë më parë, media gjermane “Bild” publikoi përgjime mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdyli, kryebashkiakut të Durrësit Dako dhe zyrtarëve të tjerë socialistë në këtë qark.

Bëhet fjalë për dosjen 339, për blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Lajmi bëri bujë të madhe në median shqiptare, ndërsa nga opozita ka pasur reagime të forta.

Por, ka edhe një tjetër dosje, në lidhje me historitë e blerjes së votës në Shqipëri. Që është dosja “978”, e Ilir Metës, ish-kreu i LSI-së, aktualisht president i Republikës.

Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, në atë kohë kryetar i LSI-së, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008, për një tjetër çështje.

Ky përgjim ka qenë i dokumentuar në dosjen “978”, e cila është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e transkriptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor të vitit 2010.

Të dyja këto dosje, flasin për dy histori të blerjes së votës të provuara, të dyja në prokurori, por njëra e mbyllur, ndërsa tjetra ka rreth dy vjet që fle në prokurori.

E ndërsa sot bëhet zhurmë vetëm për dosjen “339”, për dosjen “978”, që është e ortakut të Edi Ramës, presidentit Ilir Meta nuk flet askush.

Por, e vërteta është se të dyja këto dosje përmbajnë të vërteta që duhen dënuar dhe denoncuar publikisht.

Të dyja janë skandale, por vetëm për njërën flitet nga politika dhe media./ CNA.al