Do të bëhet nënë për herë të dytë, Floriana flet për lindjen e parë: Ishte shumë e vështirë

Floriana Garo kishte shumë për të rrëfyer sot në emisionin e Rudinës në Tv Klan. Zhvendosja e saj në Gjenevë, jeta e re atje e ka larguar disi nga aktualiteti i lajmeve rozë në Shqipëri. Gjithsesi, sa herë Floriana rikthehet në Shqipëri, e merr menjëherë vëmendjen. Ajo ndau me publikun një lajm vërtet të bukur rreth jetës së saj personale, që së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Floriana është 3-muajshe shtatzënë dhe së shpejti do të mbajë në duar fëmijën e dytë, gjinia e të cilit nuk dihet ende.

Gjithsesi, Floriana tashmë e ka fituar ekperiencën e saj si nënë dhe shtatzënia e dytë me siguri do të jetë më e lehtë, pasi i ka provuar të njëjtat ndjesi një vit më parë. Shtatzënia e parë për Florianën ka shkuar mirë, por lindja ka qenë e vështirë, më e komplikuar seç ajo e kishte imagjinuar.

“Shtatzënia me Adian ka qenë shumë e bukur. Fillova një biznes dhe kam qenë e angazhuar gjatë gjithë kohës. Lindja ka qenë e vështirë, me operacion, më e komplikuar seç e kisha imagjinuar. Kur ka ardhur Adia në jetë, ka qenë një emocion shumë i bukur. Kemi qarë, sepse mund të kishte shkuar edhe ndryshe. Falë Zotit, Adia është mirë dhe po rritet”,-është shprehur Floriana.

Edhe pse Adia është një vjeçe, Floriana nuk ka preferuar të publikojë asnjë foto të së bijës në rrjetet sociale. Domethënë, portretin e saj nuk e dimë akoma si është. Ama, Floriana tregon se kujt i ngjan.

“Është komplet si babai i saj. I ngjan atij, është një bebe bukuroshe, çdo ditë e bëhet më e bukur. Do doja të kishte marrë edhe nga unë, por i ngjan komplet atij. Është si çun në fakt, por mendoj se tiparet i ka fine”,-ka treguar Floriana.

Sa i përket momentit se si e priti lajmin e shtatzënisë së parë, Floriana tregoi se fëmija kishte ardhur në momentin e duhur. E ka pritur qetësisht lajmin dhe me gëzim ia ka thënë partnerit.

“Ne e donim një fëmijë. Ndodhi përpara se të shpërnguleshim në Gjenevë. U gëzova, ia thashë qetësisht edhe Enesit. Kishte ardhur koha mendoj”,-u shpreh Floriana.

Pas eksperiencës së parë si nënë, ka ardhur koha për bebin numër dy në familjen e Florianës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...