Pas alarmit nga mediat italiane, ku persona pjesë e ekuipazhit të “Blue Panorama” janë konfliktuar me njëra- tjetërn, duke e detyruar pilotin e avionit të bëjë ulje emergjente.

Mësohet se avioni i linjës “Blu Express Panorama” që kryen itinerarin Tiranë-Romë i është dashur të ndryshojë destinacion duke ulur në aeroportin e Pescaras, për shkak të zënkës midis një pasagjeri shqiptar me të atin e tij të moshuar.

Sipas mediave italiane, një pasagjer shqiptar i moshës 30 vjeç, pak minuta pas nisjes ka nisur të ulërasë dhe të kërcënojë pasagjerët e tjerë dhe më pas të godasë babain e tij të moshuar, i cili qëndronte ulur krah tij.

Një tjetër pasagjere, menaxhere italiane ka mundur gjithsesi ta qetësojë falë edhe ndihmës së stjuardëve, i riu ka ndaluar britmat dhe veprimet e dhunshme.

Avioni më pas u ul në Pescara dhe burri u arrestua, ndërkohë babai i tij u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.