Nga Kurbini, ku prezantoi kandidaten për kryetare Bashkie, Majlinda Cara, Rama është ndalur të flasë për zgjedhjet e 30 qershorit, sipas së cilit janë demokratike edhe pa opozitën, me këtë të fundit që është larguar me dëshirë nga procesi dhe nuk është përjashtuar nga askush.

“Shiu bereqet për Kurbinin. Në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por një betejë politike më e qartë për të ardhmen e vendit tonë dhe të shkuar me të cilët nuk patën kurajon që të na dilnin përballë. Është një betejë mes nesh,

që bëjmë sa mundemi, jo sa duam për ta çuar vendin përpara. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër tyre, kanë frikë nga drejtësia, nga ballafaqimi demokratik dhe prandaj përbetohen se do na imponojnë një përplasje antidemokratike, vendosën të ikin nga zgjedhje, punë e tyre, por nuk vendosën asgje tjetër përveç kësaj sepse Shqiptarët e kanë vendosur që vendosin shqiptarët me zgjedhjen e tyre.

Opozita pengohet të hyjë në zgjedhje do të ishte antidemokratike, jo kur s’duan ata. Kanë pranuar humbjen, kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë. Edhe në këto zgjedhje ne nuk po bëjmë fushatë për të mbështetur kandidatëve tanë. Nuk vlen shprehja, “t’i hapim rrugë budalllait”, tha Rama”, tha Rama.