LSI thirrje Bashës: Futemi në zgjedhje sepse sipas sondazheve fitojmë

Ylli Manjani, një ndër drejtuesit kryesorë të LSI-së, ka kërkuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Ai shprehet me një shtyrje minimale të zgjedhjeve, pra të datës, opozita mund të hyjë dhe të fiojë shumicën e bashkive edhe pa bërë fushatë fare.

Më tej, ndryshe nga sa janë shprehur deri më tani, thotë se Edi Rama duhet mundur me zgjedhje, nuk duhet larguar me dorëheqje.

“Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren.

Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës.

Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari.

Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike…

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!

Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes.

Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…”, shkruan Manjani.

Por, vështirë se Lulzim Basha vendos të hyjë në zgjedhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...