Sot të gjithë kanë telefona smart dhe aparate dixhitale fotografi kë, të cilët dokumentojnë pushimet. Dhe për të ndërtuar një album perfekt, që do të zilepste këdo në Facebook (e më gjerë), ja disa këshilla praktike…
1.THYEJ KLISHETË, SAJO DIÇKA NDRYSHE: Foto te dallgët, te shkëmbi dhe në një varkë me pedale? Çdo vit e ke bërë një të tillë, ndaj duket e mërzitshme të përsërisësh veten. Sajo diçka të re për të intriguar. Nëse aty afër ka një tendë, shfrytëzoje. Ose mund të bësh foto me një fetë shalqi në dorë, sepse me siguri i mungon albumit tënd.

2.MOMENTI ËSHTË I RËNDËSISHËM: Rrezet e para të mëngjesit dhe perëndimi i diellit janë ideale për të bërë foto, jo vetëm për shkak të atmosferës dhe dritës, por dhe sepse ka më pak njerëz vërdallë dhe mund të bësh ç’të të dojë qejfi , pa u ndjerë në siklet.

3.RUAJ PANORAMËN: Pushimet sigurisht që do t’i bësh në një vend të bukur dhe të kthehesh prej andej vetëm me poza portretesh apo fashion, do ishte mëkat. Mund t’i bësh foto fytyrës tënde dhe kur të kthehesh në qytet, por panoramën fantastike të Jalës nuk do kesh më mundësi ta shikosh për një kohë të gjatë.

4.KUJDES DETAJET: Sa herë na ndodh të kthehemi nga pushimet dhe t’u tregojmë miqve për ushqimet, pijet apo vendet unike që kemi parë? Por ndonjëherë na qëllon të themi: “ah, sa keq që nuk i bëra një foto”. Pikërisht pra… dokumento çdo gjë interesante, që mos të pendohesh një ditë.

5.FOTOGRAFO TË TJERËT: E dimë që ta ka qejfi të fotografohesh sa
më shumë e pastaj t’i postosh imazhet e tua seksi në Facebook, por ne sugjerojmë t’u bësh sa më shumë foto njerëzve të dashur… familjes, të fejuarit apo miqve. Pas shumë kohësh do jenë fotot më të bukura dhe ato me më shumë vlerë.
6.DETAJE PLAZHI: Bëj çmos që në fotografi të e pushimeve të ketë sa më shumë detaje plazhi, si kokteje, kapele, syze, rërë, det… sepse kjo i bën foto origjinale dhe të dallojnë nga ato që tashmë i ke në album.