VIDEO/ Ministri Lleshaj debate me ish-deputetin e PD-së në spital: Kush i ka bërë kështu. Turp t’ju vijë

Pas protestës së opozitës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur në spital me ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia.

Ministri ndodhej në spital për të vizituar nga afër efektivët e plagosur por ish-deputeti demokrat i ka dal përpara duke e akuzuar për atë se çfarë ka ndodhur në protestëne e fundit të opozitës.

Debati

Spahia: Ministri e ka mbushur spitalin me policisë dhe civile dhe ka largu mjekët, ish deputetë përfaqëues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, fytyra e shtetit të ministrit në fjalë, i kanë ditët e numëruara

Lleshaj i drejtohet të largohet

Spahia: Puna ime është t’u pengoj ju të trajtoni shqiptarët si serbë, kjo është puna ime.

Lleshaj: T’ju vijë turp

Spahia: Turp tu vijë ju, shko shifi plagët atyne njerëzve, shko shifi e ke mbushur spitalin me policë

Lleshaj: Me çfarë statusi ke ardhur këtu

Spahia: Me statusin e përfaqësuesit të opozitës, jo me atë opozitë që keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino cfarë statusi duhet, me mu flet ti ashtu, po ik mbaj përgjegjesi. E keni afër fundit, edhe serbët nuk sillen kështu, shiko si i keni bërë

Lleshaj: Kush i ka bërë kështu, dorën tënde të zezë, që ua ke bërë edhe qytetarëve edhe policëve, more i pafytyrë

Spahia: Edhe policët që i lini pa mbrojtje, ca doni mos me protestu njerëzit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...