Fillimi i javës do të shoqërohet me reshje shiu dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit, deri në mesditë.

Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës reshjet do të jenë intensive.

Sipas IGJEUM, ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 18 °C
në vendet malore: 7/ 14 °C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.