Rama: Në vijë të parë huliganë të PD-së me shufra hekuri dhe kapuçë të zinj, i nxjerr plaku që i mban lidhur si kokrat e tespieve

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sherrin masiv në protestë ku mbeti i dhunar Ymer dhe Erjon Çela. Sipas tij, një protestë ku në rresht të parë janë njerëz me maska, me shufra hekuri nuk mund të jetë kurrsesi paqësore apo qytetare.Ai theksoi se e gjitha kjo bëhet, për shkak se opozita e bashkuar ka frikë nga zgjedhjet dhe mbi të gjitha Reforma në Drejtësi.

“Plaku që i mban lidhur si kokrat e tespieve, nxori sikur protestuesit janë rrahur nga policia, por në fakt ata janë rrahur nga ata vetë. Huliganë me shkopa hekuri, që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime. Sado inat ta kenë këtë qeveri, si mund të shkojnë të përzihen në turma ku disa vijnë me shkopa hekuri, kur në vijën e parë janë njerëz me kapuç të zinj, kur i dyti iu bërtet dhe i ulëret instinkteve më të egra të njeriut për të përdorur dhunë.

Gjithmonë e më pak do të jenë. Nuk meritojnë as respektin e demokratëve që janë qytetarë të ndershëm, që mund të duan një qeveri tjetër, por jo që Shqipëria të kthehet prapa.

Kanë drejtues që ishte kryebashkiak i Tiranës dhe nuk rregulloi sahatin. Shqiptarët e dinë që ka plot politikanë që i dinë shqiptarët për budallenj, por shqiptarët e dinë dhe kanë një arsye që nuk e thonë pse nuk hyjnë në zgjedhje. Kanë frikë nga zgjedhjet, por kanë panik edhe nga drejtësia, nga Reforma në drejtësi prandaj duan rrëmujë që të mund të përmbysin edhe Reformës”, përfundoi Rama.(TemA)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...