Janë pikërisht të lindurit e këtyre shenjave që e kanë shumë vështirë të mbyllin një histori dashurie. Dhe këtu, ju do të zbuloni katër prej tyre që e kanë edhe më vështirë të ndahen nga partneri/erja! Le t’i zbulojmë

Peshqit

Ju keni një zemër të artë dhe të gjithë e dinë, por ju gjithashtu keni një tendencë të idealizoni partnerin tuaj dhe të shihni vetëm cilësitë më të mira. Edhe pse është mirë të përfshiheni dhe të përpiqeni të punoni gjërat, keni prirje të besoni se personi që doni nuk do t’ju lëndojë kurrë dhe kjo është arsyeja pse ju jeni të gatshëm ta mbroheni deri në fund, nëse është e nevojshme. Për fat të keq ju duhet të zgjoheni dhe të ktheheni në realitet, nëse një marrëdhënie nuk funksionon, ju duhet ta mbyllni atë.

Akrepi

Ju jeni absolutisht në dashuri me dashurinë dhe keni tendencë që të nxisni shpresa të mëdha e të mendoni sikur marrëdhënia që po jetoni do të jetë e vetmja dhe më e mira. Ju tentoni të besoni se keni gjetur personin e duhur dhe se do të qëndroni bashkë për gjithë jetë, por kjo nuk është gjithmonë e sigurt. Mënyra juaj për të investuar shumë në një raport është që gjithmonë veproni me zemër dhe kurrë me mendje dhe kjo ju bën të besoni se kjo histori dashurie do të zgjasë përgjithmonë. Nuk është kështu, fatkeqësisht!

Virgjëresha

Ju jeni mbrojtës. Ju keni standarde shumë të larta në një marrëdhënie. Jeni një person inteligjent dhe jeni i vetëdijshëm se kur lindin probleme në një marrëdhënie, në vend të prerjes së lidhjeve, tentoni të zgjidhni të gjitha problemet e mundshme që lindin. Ju nuk do të keni parasysh marrjen e më shumë përgjegjësive për ta bërë këtë dhe keni shumë durim, gjë që zakonisht ju bën të qëndroni në marrëdhënie më të gjata se sa duhet, thjesht sepse mendoni se me kohë të mjaftueshme mund ta rregulloni atë.

Demi

Ju pëlqen rendi dhe struktuara i dashur Dem, dhe nuk keni asnjë problem që ta dini këtë. Sapo jeta juaj të jetë e pozicionuar në një vend të qetë dhe të organizuar, ju jeni krejtësisht i kënaqur, pavarësisht nëse është diçka e mirë apo keqe. Kur bëhet fjalë për raportin në çift. Kur bëhet fjalë për raportin në çift, mund të vëreni se partneri juaj nuk është gjithmonë më i miri ose nuk jeni aq i/e dashuruar sa duhet, por duke marrë vendimin për ndarje kjo do të shkaktonte probleme dhe kaos në jetën tuaj, e ju nuk jeni i gatshëm që ta duroni këtë. Ju nuk qëndroni në një lidhje nga dashuria, por qëndroni nga komoditeti dhe kjo është gjëja më e lehtë për ju. Për sa kohë nuk ju intereson romanticiteti, gjithçka është në rregull!