Hygerta Sako acarohet kur e thërrasin me këtë emër

Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit.

Ajo merr shpesh vëmendjen e shtypit rozë edhe për shkak të pamjes së saj, teksa cilësohet si një ndër femrat shqiptare më të bukura.

Sako u shpall Miss Shqipëria në vitin 1995 dhe që nga ajo kohë nuk është shkëputur nga ekrani duke fokusuar veten në fushën e gazetarisë sportive.

E ftuar pasditen e sotme në ‘Thumb’, Hygerta tregoi se e acaron shumë fakti kur e thërrasin ‘miss’.

‘Nuk më thonë as ish-miss po miss. Po ka patur momente të tilla (që acarohem), se ajo ideja e miss-it e një vajze të vogël, e një vajze të re, që është pak çfarë fluturon hahet. Kur më thonë missi më duket sikur më ulin vlerat e shumë viteve karrierë apo e shumë viteve që kam punuar. Sikur më zvogëlojnë staturën që jam munduar të arrij. Unë mundohem të them që jam një miss i 24 vjetëve përpara kështu që ju lutem ma hiqni këtë nofkën po që njerëzit janë fiksuar’, tha Sako.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...