Pas çeljes së fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit nga Partia Socialiste, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha duke deklaruar se pushteti ka rënë dhe se nuk tërhiqet asnjë hap pas nga misioni për të çliruar Shqipërinë.

Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit sipas tij faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej.

“Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa” deklaron Basha.