Edi Rama foli rreth akuzave që i bëhen atij nga opozita duke bërë një prezantim dhe një autokritikë për veten e tij.

Sipas Ramës nëse do të ishte një çështje personale ai do ta kishte lënë këtë punë.

Rama pranoi para shqiptarëve se mund të jemë arrogant por hajdut kurrë.

“Unë nuk jam më i miri nuk jam as i pagabueshëm, kam të metat dhe kusuret e mia si kryeministër edhe si njeri. Bëj sa mundem nuk bëj sa dua por sot dua të iu them duke iu parë në sy po të ishte kjo imja një çështje thjeshtë personale dhe nuk do të mbaja kurrë në kurriz rebeshin e baltës mbi veten unë do e kisha lënë këtë punë. Unë nuk jam materialist, mund të jem arrogant por kriminel dhe hajdut kurrë. Kurrë nuk e kam futur dhe skam për ta futur dorën në xhepin e njerëzve të gjallë të këtij vendi. Për mua kjo detyrë është mision, është passion dhe është një sfidë me historinë.”,-tha Rama./CNA.al