Humbja e artistit të madh shqiptar, Muhamet Lika, preku publikun e gjërë dhe personazhe të ndryshme të artit shqiptar. Aktori i humorit, Julian Deda ka shkruar një dedikim për humbjen e trishtë të parodistit nga Vlora.

“I dashur Meti, sot trishtove Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Faleminderit për çdo kontribut, që dhe per artin e humorit shqiptar. Të jam mirnëjohës, siç të është secili spektator, që e duartrokiti punën tënde të sinqertë. U prehsh në paqe artist…!”– shkruan aktori, Julian Deda në profilin e tij në Facebook.