Ekskluzive/ I Mungon Vendit Tonë Ky Trajner, Ranieri: Rikthehem! Shqipëria Më Hyri Në Zemër

Prej kohësh “Shqiperia.ch” ka postuar artikuj të ndryshëm, për të sygjeruar në futbollin shqiptar, që të kopjohet dhe t’i afrohet sa më shumë modelit të Baldo Ranierit. Ky ishte trajneri italian që mbërriti në Superiore përpara disa vitesh, ku nuk e ekzagjerojmë nëse themi se ishte më i miri.

Pa iu futur së tepërmi pjesës së rezultateve, por mendësisë që futi në kampionatin shqiptar. Sapo mori Vllazninë, gjëja e parë që italiani ndërrmori, ishte largimi dhe spostimi i futbollistëve të huaj. Akademia dhe futbollistët e rinjë që ka Shkodra, janë mjaftueshëm kualitativ sa për të mbajtur shumë skuadra të tjera, e si nuk mundej të mbushnin Vllazninë?

Vetëm me futbollistë të rinjtë shqiptar, e mundësisht nga qyteti i Shkodrës. Kjo ishte fytyra e Vllaznisë asokohe, ku edhe rezultatet do të vinin. Jo pak por 7 fitore rradhazi do të bënin që tifozët të stërmbushnin stadiumin, vetëm për të parë më nga afër ekipin e qytetit të tyre.

Shpeshherë në vendin tonë merret si qesharake, kur flitet për modele që mund të huazohen si ai i Ajaksit në “Champions League”. Motivimi dhe përkushtimi i një futbollisti të ri në Superiore, është padyshim dyfish në krahasim me një lojtar “të humbur” që mund të vijë nga Europa, vetëm për të mbushur xhepat.

Kjo është mëndësia që duhet të futet për sezonin e ardhshëm në kampionatit shqiptar, pasi dje është mbyllur për këtë edicion. Më shumë trajner duhen edhe si Baldo Ranieri, që e vendosin këtë ide në zbatim. Në një intervistë ekskluzive për “Shqiperia.ch”, ky i fundit lë hapur mundësinë e rikthimit në Shqipëri:

“Jam shumë i lumtur që mbahem mend për mirë me punën e bërë. Qyteti, tifozët, klubi ku kam qënë, por edhe e gjithë Shqipëria do të jetë gjithmonë në zemrën time. Nuk e përjashtoj, nëse ka kushte për të bërë një kthim në Shqipëri, jam gati për të shkruar një faqe të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Kur shpreh fjalët për Shqipërinë, gjithmonë ngazëllehem sepse kam lënë një pjesë të dashurisë time atje. Futbolli më ka befasuar në atë vend, edhe pse jo të gjithë e kujtojnë në këtë mënyrë për pasionin dhe dashurinë.

Vllaznia dhe i gjithë futbolli shqiptar më magjeps dhe meriton një sukses të madh. Do të doja të kontribuoja për të gjithën këtë, duke i vendosur në dizpozicion aftësitë e mia edhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Më duhet t’ju kujtoj të gjithëve se jam krenar që mbaj kompetencën e sektorit të teknikëve shqiptarë. Krenari që jam pjesë e tij në UEFA dhe që e përcjell eksperiencën në Federatat e Futbollit të shteteve të tjera”, ka thënë Ranieri. /- Shqiperia.ch/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...