Pritet që ky sezon të jetë i ngrohtë, por për fatin tonë të keq nuk do të mungojnë rreshjet e shiut.

Sipas Accu Weather, zonat përreth detit Adriatik (Durrës, Shëngjin, Velipojë, Kavajë) dhe ato të detit Jon (Vlorë, Sarandë) do të karakterizohen nga moti i paqëndrueshëm gjatë qershorit. Pra, më mirë shmangini planet për plazh në qershor. Nëse keni nevojë të pushoni, mund të shfrytëzoni javën e fundit të muajit.

Temperaturat gjatë korrikut do të variojnë nga 28-32 gradë Celcius dhe pjesa më e madhe e muajit do të karakterizohet nga një mot me re, diell dhe shi. Gjatë ditëve 12-16 priten rreshje në të gjithë vendin. Në korrik, koha ideale për pushime është fundi i muajit.

Nëse po mendoni për pushime në gusht, shfrytëzoni dy javët e para; me temperatura deri në 34 gradë Celcius dhe pa shi. 8-20 gusht ka gjasë të ketë rreshje shiu, ndërsa java e fundit pritet të jetë me diell sërish./Burimi:Anabel