ZGJEDHJET E “30 QERSHORIT”/ Futbollisti i njohur shqiptar i futet politikës, ja emri

I ftuar mëngjesin e sot në emisionin “Wake Up” ishte ish-futbollisti dhe analisti i njohur sportiv, Redi Jupi, i cili ndër të tjera ka folur edhe për angazhimin e tij më të ri në politikë.

Ai është propozuar të mbajë pozicionin e anëtarit të këshillit bashkiak për bashkinë Kryeqytetit, duke u shprehur se ai dëshiron të japë kontributin e tij si profesionist i futbollit.

“Fillimisht, unë doja t’i falënderoja për përzgjedhjen time në antarët e këshillit bashkiak për Bashkinë e Tiranës. Patjetër që background-i im sportiv ka një ndikim shumë të madh në këtë përzgjedhje që është bërë, por edhe angazhimi im në çështjet sociale dhe sportive në këtë qytet ka bërë pjesën e saj.”- shprehet Redi.

“Në përgjithësi, unë i marr seriozisht gjërat që bëj, sado të vogla të jenë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse të jesh përfaqësues në këshillin bashkiak të qytetit tënd është një gjë jo e vogël. Nuk është se e shikoj si një përfshirje apo impenjim politik të pastër, sepse gjithmonë nuk duhet të harrojmë background-in për të cilin unë jam përzgjedhur atje. Më falni për mungesën e modestisë, por duke qenë se unë këtë pjesë e njoh mirë, pjesën e sportit dhe politikës sportive, unë mendoj që impenjimi im në këtë aspekt do të jetë i rëndësishëm.”- ka vazhduar më tej ish-futbollisti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...