“Ska shans të tërhiqem”/ Rama mesazh të qartë opozitës

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje me deputetët dhe kryetarët e degëve të PS-së për të diskutuar për fushatën e 30 Qershorit.

Mbledhja u zhvillua në ish vilën e diktatorit komunist Enver Hoxha, në zemër të zonës së ish Bllokut në Tiranë.

Në fokus të bisedimeve ka qenë fushata elektorale dhe ndarja e detyrave për secilin prej pjesëmarrësve.

Burime për CNA.al konfirmojnë se një hapësirë në diskutim ka zënë edhe opozita dhe kërkesat e saj dhe zgjedhjet lokale.

CNA.al mësoi nga burime ne takim se kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet do të bëhen ne 30 Qershor dhe nuk ka asnjë shanc që ai të tërhiqet.

“Do bëjmë zgjedhje. Ska shans të tërhiqemi”,-mësohet të ketë thënë Rama ne takim./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...