Ronela Hajati, e cila është komentuar së fundmi për një lidhje dashurie me Young Zerkën, është përballur me disa pyetje mjaft të sikletshme në emisionin “Ndrrimi i Natës”.

Një ndër to ishte ajo e të qenurit apo jo e virgjër. Mirëpo, me mjaft sportivitet dhe doza humori, Ronela iu përgjigj: “Jam edhe unë, si të gjitha shoqet e mia jam edhe unë, po pres ditën e martesës”.

Ndërsa pyetjes se me cilin prej kolegëve ka flirtuar, këngëtarja refuzoi t’i përgjigjej me një emër konkret. E megjithatë, Ronela u shpreh duke qeshur se nuk është nga ata tipa që flirton.