Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si nënë, etj duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë. Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra si vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe.

Dashi: i drejtpërdrejtë
Je shumë i shoqërueshëm dhe i njeh mirë njerëzit. Shumë miq të pyesin ty të parin nëse të pëlqen i dashuri apo e dashura e re, pasi je nga ata persona që nuk të pëlqen t’i biesh nga Kina, por t’i thua gjërat në fytyrë. Di si të bësh bashkë edhe njerëzit që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Prandaj je njeriu të cilit duhet t’i blejnë këpucë sepse herët apo vonë, do ta martosh ndonjë çift.

Demi: Rrezikon pa u menduar dy herë
Je një njeri aq i besueshëm, sa je i pari që duan të kenë afër kur kanë probleme. Ty të besojnë sekretet më të thella dhe ti je një thesar i vërtetë për ta, sepse di si t’i dëgjosh dhe t’i ndihmosh. Megjithatë ti vetë nuk u beson menjëherë: të duhet ca kohë sa t’u hapesh, por nëse e bën, janë përjetë shokët e tu. Ndonjëherë të duket vetja shumë “kot” se nuk je shpirti i festës, por kjo nuk të heq aspak pikë. Miqtë e tu janë miq të vërtetë dhe dinë çfarë të vlerësojnë tek ti.

Binjakët: Dëgjues shumë i mirë
Je miku mendimin e të cilit të tjerët mezi e presin sepse nuk kënaqesh me pak. Mund të jesh pak i largët dhe të dukesh i painteresuar, por ata që të njohin më mirë, e dinë se je një mik shumë besnik. Natyra jote kokëfortë mund t’i trembë ndonjëherë, por në fakt, je një dëgjues shumë i mirë dhe shumë empatik në bisedë me miqtë. Është ironike se me gjithë natyrën e veçantë dhe të vështirë, je në fakt një prej miqve më të përkujdesur që dikush mund të ketë.

Gaforrja: Miku që zgjidh çdo konflikt
Je ndërmjetësi i gjithë konflikteve në shoqëri. Duke qenë shumë i ndjeshëm dhe duke besuar se ka mirësi tek kushdo, të gjithë të besojnë dhe të ndodh shpesh të marrësh një rol neutral, si ai që i zbut gjërat. Je shumë i matur dhe miqtë t’i besojnë problemet e tyre më të fshehta, sepse i kupton shumë mirë dhe mund t’u thuash të vërtetën që s’ia pranojnë dot vetes. Je shumë i mirë me fjalët dhe çdo përvojë të ka bërë më të mençur, ndaj je një ndër shtyllat e shoqërisë.

Luani: Miku shpirt i festës!
Si i lindur për të qenë në qendër të vëmendjes, Luani nuk e ka të vështirë të bëjë miq të rinj. E në fakt, nuk para ka njerëz që s’u pëlqen që në takimin e parë. Megjithatë prirja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’i bëjë miqtë e tu të ngushtë të ndihen të vegjël dhe të parëndësishëm kur janë me ty. Ironikisht, ti nuk je aq egoist sa të bëjnë thjesht ndihesh më mirë kur flet për veten se të thuash diçka që mund ta bëjë tjetrin të mos ndihet rehat. Ti thjesht zgjedh mënyrën më të mirë për të dy.

Virgjëresha: Miku vetëflijues
Ti je një lloj martiri, Virgjëreshë. Përpiqesh më shumë se ç’duhet edhe nëse marrëdhënia nuk është e barabartë, edhe duke i nënvlerësuar përpjekiet e tua që tjetri të mos e marrë vesh sa ke bërë në të vërtetë për të. Je ndoshta shenja që e ka më të vështirë të largohet nga marrëdhëniet e sëmura, pikërisht sepse nuk do të flakësh në erë gjithçka ke bërë. Por ndonjëherë është më mirë: ata që nuk e vlerësojnë çfarë bën ti, nuk kanë për ta vlerësuar kurrë.