Si të rritur, ne kemi privilegjin të votojmë, të drejtojmë makinë dhe shumë e shumë gjëra të tjera serioze +18.

Dhe praseprapë, na duhet akoma të përballemi me puçrrat që dalin në fytyrë edhe pse ia kemi lënë targat adoleshencës.

Në fakt, puçrra fytyrës nuk është se u shfaqen vetëm adoleshentëve.

Rreth 80 për qind e të rinjve dhe të rriturve midis moshës 11 dhe 30 vjeç vuajnë nga shpërthimet e akneve; ka edhe disa njerëz në të dyzetat e tyre dhe pesëdhjetat shenja të mjaftueshme për t’dalluar këto spote.

Puçrrat e fytyrës shfaqen te të rriturit, por kjo nuk do të thotë se duhet të vuani.

Çfarë sinjali dërgon trupi nëpërmjet puçrrave të fytyrës?

Sipas Doris Day, një dermatologe e certifikuar e specializuar në trajtimet me lazer, dermatologji kozmetike dhe kirurgjikale, çrregullimet e lëkurës së fytyrës vijnë zakonisht si rezultat i prishjes së drejtpeshimit hormonal.

Day, e specializuar në fushën e dermatologjisë kozmetike, rekomandon që të shkoni tek një dermatolog për të kuptuar më mirë llojin tuaj të lëkurës dhe mënyrën se si reagon.

“Një shumëllojshmëri e trajtimeve mund të funksionojnë, duke përfshirë kontraceptivë hormonalë, aldaktone dhe ilaçe të zakonshme, të tilla si peroksid benzoili, antibiotikë lokalë ose oralë dhe retinoide”, thotë ajo.

Takimi me një ekspert siguron që ju të merrni medikamentet e sakta për lëkurën tuaj-përndryshe trajtimi mund të jetë një lojë provo-testo-gabo-korrigjo që të çon në acarim të mëtejshëm.

“Ka shumë hulumtime aktive mbi aknet, duke parë efektet e mundshme të ushqimit, mosbalancimin hormonal, lloje të ndryshme të baktereve, si dhe trajtime për të ndihmuar në shmangien e shpërthimeve dhe trajtimin e shpërthimeve”, thotë Day.

Një studim i tillë zbuloi se puçrra ishte një problem i vazhdueshëm për njerëz të të gjitha moshave, por gratë duket qartë se janë më të prekura për shkak të mosbalancimit të hormoneve.

Ushqimi dhe dieta gjithashtu mund të luajnë një rol kyç. Disa kërkime sugjerojnë që acidet yndyrore esenciale si vajrat e omega-3 të peshkut mund të ndihmojnë në balancimin e vajrave të lëkurës dhe të lehtësojnë puçrrat, ndërkohë që ushqimet me glycemic të lartë si bukë të bardhë, patate të skuqura dhe gjërat me sheqer në mëngjes mund të çekuilibrojnë hormonet dhe të çojnë në më shumë shpërthime puçrrash.

Një tjetër zgjidhje e mundshme janë probiotikët, sipas Whitney Bowe, një dermatologe në New York City dhe e specializuar në përtëritje të lëkurës, terapi prerëse lazer dhe dermatologji ushqyese.

Ngjashëm me mënyrën se si antibiotikët mund të luftojnë aknet, probiotikët mund të ndihmojnë në luftimin e zonave të dëmtuara nga shkaktimi i inflamacionit.

Bowe thotë se kërkuesit shkencorë po studiojnë tani se si bakteret e shëndetshme mund të përdoren topikisht në lëkurë ose të merren me gojë për të përmisrësuar këto gjendje të lëkurës.

Doni një tjetër këshillë të dobishme? Stërvitja!

“Përpiquni të shkundni djersën disa herë në javë për të ulur nivelet e kortizolit,” sugjeron Bowe. Nivelet e rritura të kortizolit mund të shkaktojnë një reagim inflamator në trup që mund të përkeqësojnë poret dhe të inkurajojnë aknet.