Dashi

Sot duhet të keni vëmendje me punën dhe ndonjë mundësi për të bërë gjëra pa zhurmë dhe lidhjet e bisedat e duhura që t’ju japin një mundësi jo vetëm ëndrra.

Demi

Sot ju jepet mundësia të afroheni me dikë që ju pëlqen shumë në jetën personale dhe këtë njohje do ta mbani të fshehtë për shumë kohë.

Binjaket

Jeta do ju tregojë se që te beni emër të madh duhet të mësoni të përshtateni me disa vështirësi apo t’i shpëtoni disa joshjeve.

Gaforrja

Sot praktikisht duhet të bëni disa manovra apo manipulime të cilat do bëjnë të mundur të kaloj me sukses plani apo ideja juaj.

Luani

Do ju duhet një bazë ekonomike sot apo ndihmë të cilën praktikisht duhet ta fitoni me zotësi apo me një mënyrë pak manipuluese.

Virgjeresha

Në llogaritë tuaja sot duhet të bëni hesap që disa njerëz nuk i mbani dot përgjithmonë megjithëse sot keni mundësi të bëni një përpjekje.

Peshorja

Vetja juaj mund të kthehet në një sirenë joshjeje dhe t’ju nxjerrë në pah talentet mundësinë dhe ndihmën që ju nevojitet.

Akrepi

Një mundësi për të shpëtuar nga mbytja do ju jepet si një liman ku të merrni veten. Por nuk duhet të prisni shumë gjatë për të vazhduar. Sot keni një njohje të mirë por edhe një lidhje shumë të mirë.

Shigjetari

Në çështje pune duhet të bëni një bisedë dhe të merrni një vendim të cilin nuk duhet ta tregoni por me mençurinë tuaj në heshtje t’i shkoni deri në fund.

Bricjapi

Mendoni se çdo gjë po shkon mirë por kujdes në një çështje ligjore ekziston mundësia e një kurthi.

Ujori

Sot është një ditë shumë produktive ku me dinakërinë tuaj mund të fitoni një punë apo të mbani ndezur interesin e dikujt që ju doni.

Peshqit

Ka shumë mënyra per tu ndjerë mirë por sot vjen dita që ju merrni në dorë hakmarrjen më të ëmbël që mund të kishit menduar për dikë që ju ka tradhtuar.