Regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo ka folur për herë të parë në lidhje me “sherrin” mes tij dhe moderatorit Ardit Gjebrea.

I ftuar në emisioni “Thumb” regjisori ka treguar më tepër rreth marrëdhënies me Arditin.

“Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, është e vërtetë që përfunduam në gjyq dikur por kjo është histori e vjetër.

Tani jemi shumë mirë. Ai erdhi për ngushëllim për babin dhe unë isha për të ëmën. Nuk kemi më probleme të tilla”- është shprehur ai.