Albana Osmani është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar. Së fundmi bukuroshja ka qenë në eventin më të rëndësishëm të bamirësisë amfAR Gala.

Pas shfaqjes Albana ka ndarë me ndejkësit disa foto ku shihet në breg të detit.

“Të zgjohesh në një festë dallgësh!”, shkruajti Albana në postimin e saj, “Videon ma bëri Brad Pitt-i, edhe atë e kam shok.”- shkruan moderatorja krahas postimit.

Mirëpo, një komentuese mendon se videoja e Albanës është një imitim i fotove të Elvana Gjatës në breg të detit pak ditë më parë.

U bëtë të gjithë si Elvana po s’ka gjë, kush ka qejf le ta bëjë”, i shkruan Albanës komentuesja.

Albana iu përgjigj direkt, duke argumentuar se pozat në breg të detit nuk janë pronë e Elvanës dhe e askujt tjetër, dhe se video të tilla i ka bërë që në 95-ën.

“Bëje dhe ti! Deti është i joni, i ne të gjithëve! Kam bërë video të tilla që në vitin 1995. Kujt i plasi! Shijoje jetën!”