Si ta ruani lidhjen kur të bëheni prindër

Është shumë e lehtë që lidhja t’ju ndryshojë për keq kur të bëheni prindër.

Mungesa e gjumit, lodhja e tepërt dhe mungesa e aventurave të reja mund t’ju bëjnë të ndiheni sikurse gjërat janë ftohur mes jush.

Nëse veçse ndiheni se e keni humbur partnerin prej momentit kur jeni prindër, atëherë më poshtë i keni disa këshilla se si ta ruani lidhjen.

Thoni “Të dua”
Është shumë e rëndësishme ta siguroni partnerin se ende e dashuroni, edhe nëse nuk i shijoni gjërat siç keni bërë dikur. Ju mund të mos keni aq shumë kohë për të kaluar bashkë si dikur, por kjo nuk do të thotë se dashuria për njëri-tjetrin është shuar. Ju duhet t’ia rikujtoni njëri-tjetrit këtë fakt.

Provoni të bëni diçka në çift rregullisht
Ju mund të mos e keni luksin ta bëni këtë çdo ditë, por është mirë që rregullisht të bëni diçka bashkë si çift- qoftë nëse është fjala për të shikuar televizor apo për të dalë për darkë.

Flisni për ndjenjat që i keni
Emocionet tuaja rriten pas lindjes së fëmijës, e sidomos pas netëve të shumta pa gjumë. Prandaj është edhe e rëndësishme që të flisni me partnerin tuaj për çdo ndjenjë që e keni.

Lavdërojeni njëri-tjetrin
Tregoni partnerit se duket mirë dhe se është duke bërë punë të mirë si prind. Lavdërojeni për çdo gjë sepse mendimi juaj ka vlerë për të dhe anasjelltas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...