Ditën e sotme kemi hyrë “zyrtarisht” në shenjën e Binjakëve, deri në datën 20 qershor. Por çfarë do të thotë të jesh Binjak dhe të jesh i lidhur me to?

Mendja e një gruaje binjake është gjithmonë në udhëtim. Por gruaja që ka shenjën e Binjakëve është gjithashtu një vajzë romantike.Është e vështirë për këtë femër që të gjejë kohë të mjaftueshme për ta marrë shumë seriozisht pasionin apo ndonjë gjë tjetër.Ne fillim ajo do të kalojë në ekstazë nga buzeqeshja apo zëri juaj, madje edhe nga mënyra sesi ecni. Pastaj ajo do ta lërë mënjanë ekstazinë e saj dhe do të kritikojë çdo gjë; që nga çorapet deri tek prerja e flokëve tuaj dhe këtë ajo zakonisht e bën me zgjuarsi, sarkazëm dhe mprehtësi të tillë, saqë ju mund të keni nevojë për jod, për të mjekuar plagët.

Një vajzë e Binjakëve, është e barabartë me disa femra. Mosha e saj do të jetë një çelës i rëndësishëm lidhur me atë që ju mund të prisni prej saj, sepse deri sa piqet, romanca dhe dashuria, do të jetë vetëm një lojë për të. Ajo mund të jetë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme në një shkallë të pabesueshme.

Ajo do të jetë një partnere me shum gjallëri dhe gëzim. Kur gjendja e saj shpirtërore është e mirë, ajo do t’ju ndriçojë me personalitetin ekspresiv, do t’ju zbavisë me fjalët e saj të zgjuara dhe të mprehta dhe do të bisedojë me ju në një mënyrë inteligjente, për pothuajse çdo temë që ekziston.

Një femër e Binjakëve mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e bërë të pafuqishëm një mashkull, pasi t’i ketë marrë mendjen dhe bllokun e tij të çeqeve. Por ajo, pa problemin më të vogël, mund të kthehet në një shtëpiake të adhurueshme dhe pastaj, me po kaq lehtësi mund të kalojë në një intelektuale serioze, që studion filozofët e mdhenj dhe flet për politikë apo poezi shkëlqyeshëm. Pastaj papritmas mund të kthehet në një pako me emocione të vërteta, plot me nerva, lot dhe frikëra. Ajo me siguri nuk do të jetë asnjëherë monotone.

Më e vecanta e kësaj shenje është se nuk do të ndiheni kurrë vetëm kur të martoheni. Ju do të keni disa gra kur të martoheni me Binjaken tuaj.

Por gjithashtu ata kanë edhe anën e tyre të “keqe” ku nëse sot është mikja juaj më e mirë nesër do të bëhet armikja jote.

Mëria më e vogël mund t’ju kthejë në armik në sytë e të gjithëve, thjesht sepse Binjakët kanë shumë njohje dhe mund t’ju prishin punë lehtësisht.

Gjithashtu, Binjakët nuk pushojnë së foluri, kanë personalitete të zjarrta dhe i bëjnë njerëzit të provojnë gjëra me të cilat ndoshta nuk ndihen rehat. Binjakët reagojnë menjëherë ashtu si ndihen. Nuk dinë të shtiren apo të kamuflojnë