Ajo ka fituar zemrat e të gjithëve me rolet e realizura ndër vite. Aktorja e talentuar dhe aq e dashur për publikun, me rolet e saj fantastike në spektaklin e humorit, Portokalli, Renada Caci, e dalluar dhe identifikuar nga publiku kryesisht me rolin e Luzes, ishte ditën e sotme në programin Rreze dielli, ku zbuloi një Luze që nuk e njihnim deri më sot.

Ndër të tjera, Renada foli për lidhjen e saj me ushqimin, jo vetëm për pjesën e shijimit por edhe të gatimit. Ajo shprehet se gatuan shpesh dhe shumë mirë, madje bën edhe punë shtëpie dhe se pa frikë mund të quhet një gocë për shtëpi dhe se do të jetë me fat ai që do e marrë. “Jam një amvisë shumë e mirë. Jam gocë për shtëpi. Lum ai që do më marrë. Edhe kur jam në stres, filloj dhe iu futem atyre punëve të shtëpisë ose gatuaj ndonjë gjë”, tha aktorja Renada Caci gjatë emisionit “Rreze Dielli”

Gjatë bisedës, Renada zbuloi dhe tërheqjen që ka ndaj telenovelave turke, por jo vetëm, pasi së fundi ajo pohon se ka filluar të ndjekë dhe ato indiane. “Më pëlqejnë shumë telenovelat turke, madje tani kam filluar të ndjek dhe ato indiane.”, tha Renada