Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë

Tani mundeni që më parë të dini se a do të jetë foshnja vajzë apo djalë Shkencëtarët e Universitetit Newcastle kanë bërë një hulumtim në të cilin kanë provuar të tregojnë se në ç’mënyrë prindërit më lehtë të dinë se a do të jetë foshnja djalë apo vajzë. Në të vërtetë, hulumtimi ka përfshirë 927 familje, ndërsa të gjithë bashkë kanë marrë pjesë 556.387 njerëz.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te një konkluzion shumë i thjeshtë. “Pema familjare ka treguar që përgjigjja fshihet në pjesën e babait të trungut familjar. Nëse babai ka pasur më shumë vëllezër, do të thotë që është më se sigurt që do të ketë djalë. Mirëpo, nëse ka pasur më shumë motra, do të ketë vajzë”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit CorryGellatly për Science Daily.

Mashkulli përcakton gjininë e fëmijës, prandaj bart më shumë kromozome X ose Y. Kromozomi X i kombinuar me kromozomin X të nënës sjell në jetë vajzë, ndërsa kromozomi Y djalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...