Mpirja në duar apo këmbë mund të jetë me të vërtetë e bezdisshme, pasi ushtron presion të përkohshëm mbi nervat respektivë dhe mban peng një pjesë të trupit.

Që prej kohësh tashmë, kjo gjendje njihet si Paresthesia. Sapo presioni të largohet, çdo gjë bëhet normale përsëri. Megjithatë, ndonjëherë ky problem mund të jetë një shenjë e problemeve të tjera të rënda shëndetësore.

Simptomat

– Një therje dhe ndjesi shpimi gjilpërash

– “Rënia në gjumë” e asaj zone të veçantë

– Mpirje

– Lëkurë e nxehtë dhe e ftohtë

– Një lloj ndjesie kruajtjeje ose shpimi

Arsyet

Mungesë vitaminash:

Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të mpirjes në duar ose këmbë. Mungesa e vitaminave B, B1, B6, B12 ose vitaminës E mund ta shkaktojë këtë problem.

Përveç kësaj, shumë vitaminë D dhe vitaminë B6 mund të shkaktojnë një ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë.

Infeksionet:

Infeksionet si herpes dhe HIV / AIDS zakonisht mund t’ju japin ndjesi të lëkurës së nxehtë ose të ftohtë dhe një ndjesi shpimi herë pas here.

Plagosja, dëmtimet:

Nervat mund të ngjishen në një aksident ose kur bëni ushtrime në mënyrën e gabuar, si ngritja e peshave që janë shumë të rënda. Përveç kësaj, herniet diskale dhe kockat e ndrydhura mund të jenë shkaqe të tjera.

Alkooli:

Një nga problemet e shumta që mund të shkaktojë alkooli është dëmtimi i nervit – një gjendje e quajtur neuropati alkoolike.

Ilaçet dhe toksinat:

Toksinat mjedisore si plumbi, arseniku dhe merkuri në sistemin tuaj mund të ndikojnë në funksionin e nervave. Përveç kësaj, medikamente të caktuara si kimioterapia dhe disa antibiotikë / antiviralë mund të ndikojnë në faunën tuaj të brendshme.

Sëmundjet sistemike:

Sëmundjet sistemike si dëmtimi i mëlçisë, sëmundjet e gjakut, çekuilibri hormonal dhe diabeti mund të shkaktojnë Paresthesi-në.

Kafshimet e insekteve apo kafshëve, duke përfshirë sëmundjen Lyme.

Shkaqe të tjera përfshirë goditjen në tru, diabetin e tipit 2, tiroidja jo aktive, etj.

Cilët janë më të rrezikuar?

Gjinia: Gratë kanë më shumë gjasa të preken, sepse kanë kanale nervore më të ngushta.

Problemet me tiroiden: Kjo gjithashtu rrit rrezikun e prekjes.

Qëndrim i zgjatur në shtrat: Shtrirja në shtrat duke mos patur lëvizje të mirë të muskujve ose trupit mund të rrisë shanset për t’u prekur nga Paresthesia.

Obeziteti: Nervat do të ngjeshen për shkak të peshës shtesë të trupit.

Mungesë lëvizshmërie: Njerëzit që kanë një stil jetese të palëvizshme ose punojnë me orare të gjata me shumë pak lëvizje kanë më shumë gjasa të kenë dëme nervore ose paraesthesia.

Opsionet e trajtimit

Pushimi:

Trajtimi më i njohur dhe më efektiv është pushimi i indit që aktualisht është nën tension e presion. Lëreni të pushojë pak që të rikuperohet dhe pas njëfarë kohe, do të jetë më mirë.

Terapia fizike:

Forcimi i muskujve që rrethon nervin e pickuar duke përdorur disa ushtrime dhe terapi fizike mund të lehtësojë gjendjen dhe ta parandalojë nga përsëritja duke përmirësuar gamën e levizjes dhe fleksibilitetit.

Medikamente:

Ka disa ilaçe të mundshme që përdoren për trajtimin e kësaj gjendjeje, por rrezikoheni nga komplikacionet, prandaj sugjerohet që të konsultoheni me një mjek dhe të merrni dozën e rekomanduar.

Parandalimi

Duke patur disa gjëra të vogla parasysh, ju mund të shmangni zhvillimin e Paresthesia-s dhe mpirjes në trup.

– Ushtrohuni çdo ditë për të mbajtur një posturë të mirë.

– Shmangni dëmtimet gjatë stërvitjes mbi forcën ose në jetën e përditshme gjatë ngritjes së peshave ose lëvizjes së trupit pa u treguar të kujdesshëm.

– Mos bëni të njëjtën lëvizje çdo ditë. Për shembull, nëse jeni punonjës zyre dhe ju kërkohet të uleni për orë të tëra në karrige, sigurohuni që të bëni pushime të shpeshta për disa minuta dhe të bëni një shëtitje për të lëvizur e çliruar muskujt.