Kandidati për kryebashkiak të Shkodrës, takime me qytetarët në panairin rajonal të punës

Kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri vizitoi sot panairin rajonal të Punës 2019, që u mbajt në pedonalen e qytetit. Në këtë panair, një numër i madh biznesesh dhe subjektesh kishin ngritur stendat e tyre për të promovuar vendet e lira të punës që presin të rinjtë.

Pjetri e ka nisur ditën e takimeve me njerëzit në kuadër të kandidimit të tij për kryebashkiak të Shkodrës me vizitën në këtë panair.

“E nisëm kështu ditën sot me vizitën në Panairin Rajonal të Punës për vitin 2019 në pedonalen e bukur të Shkodrës ku shumë subjekte dhe biznese promovonin punën e tyre të palodhshme duke ftuar të rinjtë e qytetit dhe jo vetëm, për t’u bashkuar në skuadrat e tyre e për të punuar së bashku”, tha Pjetri.

“Ishte kënaqësi e madhe për mua të takoja qytetarët punëtorë shkodran dhe të rinjtë, të cilët e duan punën, për një të ardhme më të mirë për ta, familjet e tyre, komunitetin ku jetojnë dhe për të gjithë Shkodrën”, theksoi Pjetri.

“Më mirë ‘Puna e mbarë’ sesa ‘Mirë se të gjej’”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...