Prej kohësh moderatorja e njohur Arbana Osmani përflitet të jetë në një lidhje me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.

Mesa duket çdo herë e më shumë ky thashethem përforcohet pasi ato shfaqen së bashku kudo.

Siç dihet programit “Dua të të bëj të lumtur” po i vjen fundi dhe prandaj i gjithë stafi është mbledhur për të festuar suksesin e këtij sezoni.

Në videon e publikuar po nga vetë Arbana ashtu si dhe në foto shihet që çifti të jetë ulur pranë njëri tjetrit duke mos lënë kshu vend për dyshime…