Elvana Gjata po shijon suksesin e “2 gisht mjaltë”, por edhe po angazhohet me koncerte.

Më të fundit këngëtarja do ta mbajë në Vienë dhe lajmin e ka dhënë me anë të një fotoje që i ka lënë fansat gojëhapur.

Elvana shfaqet me kaçurrela, një look me të cilin kishim shumë kohë pa e parë.

Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga fansat të cilët duket se e pëlqejnë shumë me kaçurrela.

Kujtojmë që Elvana dje tërhoqi vëmendjen edhe me setin fotografik në plazh ku shfaqej me taka.