Deklarata e fortë e gazetarit: Kam dosjen 978, ku Meta kërkoi 200 mijë euro në zgjedhjet e 2009

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha, ka folur për dosjen që ai e quan “978”, dhe ka hedhur akzua të forta ndaj Presidentit të Republikës. Sipas Hoxhës, përgjimet kishin nisur ndaj një biznesmeni të rëndësishëm në vitin 2008, i cili kishte pastruar rreth 7 milion euro. Dy ditë përpara zgjedhjeve të 2009, sipas Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.

“Dosja 978″ kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë. Ka patur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri. Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro” – denoncoi Artan Hoxha në Opinion.

Ndërkohë, gazetari Hoxha deklaroi se përgjimet janë asgjesuar në datë 27.10.2010, me vendim të gjykatës. “Materialet duheshin asgjesuar, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur. Në vitin 2016, unë nxorra pjesë të dosjes që ende nuk është fshirë. Dosja nuk është fshirë sepse unë e kam këtu.” – u shpreh më tej, Artan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...