E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Çiljeta Xhilaga foli edhe për projektet muzikore që ka planifikuar për verën.

Këngëtarja zbuloi se shumë shpejt do të lançojë këngën e radhës dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur tropojane, Fatmira Breçanin.

Kënga do të trajtojë një temë shumë interesante, ashtu siç është marrëdhënia nuse-vjehrrë dhe pritet të publikohet javën e parë të qershorit.

Edhe pse është duke agjëruar për muajin e Ramazanit, Çiljeta tregoi se nuk do i shtyjë më xhirimet për videoklipin, kështu që na mbetet të presim vetëm pak.