“Të lindur me këmishë”! 3 shenjat e Horoskopit, që kanë më shumë fat…

Në kuptimin etimologjik, fati i referohet rezultatit pozitiv të një ngjarjeje. Nga një perspektivë tjetër, definohet si një seri ngjarjesh ose situatash me fat apo pa fat, të cilat mund të jenë rezultati i diçkaje ose thjesht i shkaqeve që s’mund të kontrollojmë
Por në astrologji ka disa shenja zodiakale me shumë fat.

Fati është diçka misterioze, por ka disa sjellje e karakteristika të secilës shenjë, të cilat i japin kuptim të ndryshëm fatit.

Ja pse na rezulton se disa njerëz kanë shumë fat, në shumë aspekte të jetës së tyre.

Ndërsa të tjerat nuk kanë kaq shumë fat.

3 shenjat zodiakale me më shumë fat, ose ndryshe mund të themi se janë “të lindur me këmishë”, sepse janë më të favorizuarit nga yjet…

Shigjetari
Të lindurit e Shigjetarit mbajnë kurorën si njerëzit më me fat të horoskopit.

Nuk ka dyshim se pushteti i Jupiterit në Shigjetar u jep një fat unik dhe special.

Pavarësisht konflikteve apo vështirësive në jetë, ata gjithmonë dalin mirë.

Dhe kështu fati i tyre merr udhën nga gjërat e thjeshta deri tek gjetja e një çante me para në mes të asgjëje dhe të fituarit e jackpotit në një llotari.

Ndoshta ky fat që i shoqëron gjithmonë është i lidhur me ndërgjegjësimin e tyre të thellë shpirtëror dhe kërkimin e vazhdueshëm të tyre për të vërtetat filozofike.

Dashi
Dashi është një shenjë që shijon një fat shumë të madh.

Dhe ndoshta ky është një rezultat i reflektimit në personalitetin e tij.

Ndikimi i Marsit në këtë shenjë, i bën këta njerëz shumë optimist, trima, inteligjentë, ekspresive dhe me motivim të madh.

Gjithmonë të gatshëm për të luftuar në betejat e tyre dhe paraqiten me vendosmëri e qëndrueshmëri për të arritur qëllimet.

Pikërisht ky është edhe burimi i fatit tyre, në besimin se çdo gjë do të shkojë mirë.

Vec të tjerash, në sigurinë absolute që kanë në vetvete.

Ashtu siç energjia positive tërheq njerëz pozitivë në jetën e tyre.

Peshqit
Për peshqit, influence e Neptuni, ashtu si mbrojtja e Jupiterit u jep këtyre të lindurve një fat special.

Peshqit kanë jetuar shumë jetë dhe kanë kuptuar rëndësinë e dashurisë për të tjerët dhe prej nga këtej rrejdh fati i tyre.

E kuptojnë sa me fat janë kur rrethohen nga dashuria.

Ky është një thesar i pafund që nuk mbaron.

Në këtë mënyrë, të lindurit e Peshqve janë të pasur me dashuri që marrin e që japin dhe kjo është ndjenja e një fati të shkëlqyer në jetë, sepse kur ndodh, ata e marrin në të njëjtën masë që e japin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...