Me një vendim të univirsetiteteve shqiptare, më 22 maj studentët do të rikthehen në protestë kundër qeverisë Rama.

Sipas raportimeve sot në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje prej 6 orësh, me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve të Shqipërisë, të cilët kanë formuluar të gjithë pakënaqësitë e studentëve në lidhje me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesat e pambajtura nga qeveria Rama.

Studentët kanë dalë me një vendim zyrtar, ku në protestë do të dalin të gjithë të unifikuar në të gjithë vendin.

Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve:

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

1.Portali i transparencës të bëhet funksional

2.Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

3.Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

4.Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

5.Stazhet të paguhen të plota

6.Rankimi i programeve të studimit

7.Përmirësimi i kurrikulave mësimore

8.Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

9.Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)