Një javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kjo forcë politike shpalli 61 kandidatët për kryebashkiakë në mbarë vendin.

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të kandidojë në bashkinë e Kavajës e cila aktualisht udhëhiqet nga PD, Redjan Kralin.

Por kush është Redjan Krali?

CNA.al ka mësuar se Krali njihet si biznesmen në qytetin e Kavajës, por gjithashtu edhe për lidhjet e tij të ngushta familjare me ish kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Sipas burimeve të CNA.al ish kryeministri Nano edhe babai i kandidati socialistë për Kavajën janë kushërinj të parë.

CNA.al nëpërmjet një vëzhgimi të thjeshtë në rrjetet sociale të z. Krali ka gjetur një foto të tij me ish kryeministrin Nano, ku vetë kandidati i PS-së për Kavajën i pyetur nga komentuesit për krijimin e një force të re politike nuk e mohon diçka të tillë dhe shkruan: “Prit dhe pak o leli mos u mërzit, se asnjë herë nuk është vonë”./CNA.al